• 08 Prill 2024

Eksperienca e studentëve të Drejtësisë në projektin e UNDP

Më shumë
Eksperienca e studentëve të Drejtësisë në projektin e UNDP
Konkurs/ Ese në Fushën e së Drejtës
  • 03 Prill 2024

Konkurs/ Ese në Fushën e së Drejtës

Më shumë
  • 03 Prill 2024

Studentët e UniBA pjesë e konkursit rajonal të Fakulteteve të Drejtësisë

Më shumë
Studentët e UniBA pjesë e konkursit rajonal të Fakulteteve të Drejtësisë
Barletasit vizitë studimore në Muzeun e Bankës se Shqipërisë
  • 28 Mars 2024

Barletasit vizitë studimore në Muzeun e Bankës se Shqipërisë

Më shumë
  • 27 Mars 2024

Studentët Barletas vizitë studimore në Bruksel

Më shumë
Studentët Barletas vizitë studimore në Bruksel
STUDENTËT E DREJTËSISË NË TRAJNIMIN E RADHËS
  • 20 Shkurt 2024

STUDENTËT E DREJTËSISË NË TRAJNIMIN E RADHËS

Më shumë

Rreth fakultetit

Fakulteti i Ekonomisë, Qeverisjes dhe Drejtësisë në Universitetin “Barleti” është një kombinim unik i tri departamenteve: Ekonomia , Ligji dhe Qeverisja. Të trija këto fusha krijojnë mundësi të mëdha për të vepruar sa në nivel departamentesh ashtu edhe si një trup unik për të rrokur në gjerësi problematikat e qeverisjes së mirë dhe kërkimit shkencor, për të mundësuar studime të plota të nevojshme për vendin. Kjo qasje multidisiplinare e bën fakultetin një partner të shquar për shkëmbimin e njohurive në nivel të lartë. Ky fakultet është një strukturë mjaft e rëndësishme e universitetit që ofron si qasjen klasike sipas ndërtimit strukturor të legjislacionit në fuqi, po ashtu është një model i përafrimit të tri fushave në ndërtimin e programeve. Në këtë fakultet programet janë ndërdisiplinore duke i dhënë mundësi reale cdo studenti të marrë njohuri nga të trija fushat e duke e bërë kështu të aftë për të gjetur vendin e tij në tregun e punës.
Fokusi ynë është tek njerëzit të cilët dëshirojnë të marrin përsipër përgjegjësi për formimin e shoqërisë sonë, sot dhe në të ardhmen. Ne fokusohemi te ata individë që duan të luajnë një rol në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme sociale. Kjo është arsyeja pse fakulteti ynë synon një integrim të shumanshëm në shoqëri, nëpërmjet bashkëpunimit me qeverinë, sektorin e biznesit, organizatat shoqërore dhe institutet akademike.
Ne synojmë që Fakulteti ynë të shndërrohet në të ardhmen në një Shkollë të mirëqeverisjes duke i dhënë vendit njerëz të aftë e kopetentë për të marrë përsipër përgjegjësi të mëdha.
Qëllimi ynë është që të përgatisim një student të përgjegjshëm, të aftë të rrokë në gjerësi problemet e ti përdorë ato në shërbim të së ardhmes. Ne synojmë të krijojmë një brez të rinjsh optimistë dhe aktiv që ti përgjigjen nevojave të vendit, por dhe të orientohen sa më drejtë në proceset globalizuese. Synojmë qytetarin evropian dhe shqiptarin e përgjegjshëm për misionin e tij në jetë!
Universiteti Barleti është pjesë e institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri, duke kontribuar në formimin profesional dhe intelektual të elitave të vendit tonë.Gjatë këtyre viteve Universiteti Barleti ka ruajtur dhe zhvilluar cilësitë dhe standartet më të larta akademike dhe shkencore. Stafi akademik i kualifikuar me tituj dhe grada shkencore dhe studentët e diplomuar janë zërat, të cilët dëshmojnë më së miri rritjen e cilësisë në Universitetin Barleti me korrektësi organizative, cilësi akademike dhe standarde të larta. Misioni i zyrës së karrierës dhe Alumnit është të rrisë punësimin e studentëve, t’i ndihmojë ata të zhvillojnë potencialin e tyre si dhe të kenë një performancë sa më të lartë në tregun e punës.Organizimi i projekteve shkencore në partneritet me Universitetet Europiane e bën UniBa lider në botën akademike. UniBa ofron një gamë të gjerë programesh studimi duke i ofruar mundësi studentëve të bëjnë zgjedhjen më të mirë për një të ardhme të sigurt. Uniba zotëron kampusin më bashkohorë e modern në vend, me infrastrukturë dhe auditorë modern, laboratorë didaktikë, bibliotekë, ambiente argëtimi duke mundësuar facilitet dhe mbështetje,për mbarëvajtjen e procesit akademik.
Bachelor

Programet e ciklit të parë të studimeve Bachelor janë 3 vite akademike, me ngarkesë 180 kredite. Programet e integruara janë 300 ose 360 kredite dhe kohëzgjatja normale është 5 ose 6 vite akademike.

Master Shkencor

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave janë 2 vite akademike dhe me ngarkesë 120 kredite.

Master Profesional

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional janë me 1 ose 2 vite akademike dhe me ngarkesë 60 ose 120 kredite.

Diploma Profesionale

Programet me karakter profesional janë deri në 2 vite akademike, me ngarkesë deri në 120 kredite.

* : Programi i integruar 5-vjeçar "Master i Shkencave"

** : Program që do të aktivizohet së shpejti

Departamenti i Ekonomisë,
Sipërmarrjes dhe Financës

Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës kryen një gamë të gjerë të aktiviteteve mësimore në fushat e përgjithshme të ekonomisë, sipërmarrjes dhe financave...

Më shumë
Departamenti i Qeverisjes,
Shkenca Politike dhe Komunikim

Shoqëria shqiptare ka nevojë më shumë se kurrë për të rinj të mirë-edukuar dhe profesionalisht të formuar për të sjellë ndryshime rrënjësore në qeverisjen...

Më shumë
Departamenti i Drejtësisë

Drejtësia tashmë është bërë kryetema e jetës institucionale dhe shoqërore shqiptare. Ajo konsiderohet si një nga aspektet më të rëndësishme, madje jetike, për zhvillimin e vendit...

Më shumë


REGJISTROHU NË NEWSLETTER