| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | MSc. / Asistent Lektor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Anila Galanxhi Papa ka mbaruar studimet në vitin 1994 në Fakultetin e Drejtësisë, pranë Universitetit të Tiranës. Në vitin 2000 është pajisur me licensën e avokatisë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Mbart dy diploma universitare në fushën e drejtësisë. |
| POZICIONI | Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore pranë Universitetit Barleti, dhe Personel akademik pranë Departamentit të Drejtesise prej Tetor 2021. |
| KONTRIBUTET | Angazhimi kërkimor është fokusuar në një kontribut të qëndrueshëm me botime shkencore dhe zhvillim të kapaciteteve kërkimore institucionale. Pjesë e trajnimeve të shumta: Parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe veprave të tjera penale; veprat penale në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit; parandalimi dhe lufta kundër trafikimit, etj. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Është aktive në rrjete akademike dhe profesionale, si dhe anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. E ka nisur karrierën e saj si ndihmës gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ku ka mbuluar me sukses gjykimin e çështjeve civile, penale dhe administrative. Për 25 vite ka ushtruar funksionin si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Vlorë, ku ka trajtuar shumë çështje. |