FAKULTETI I EKONOMISË, QEVERISJES DHE DREJTËSISË

Prof. Assoc. Aelita Mani

Prof. Assoc. Aelita Mani

GRADË DHE POZICION AKADEMIK Prof. Assoc. / Profesor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI Profesor i Asociuar, Doktor i Shkencave në Marketing.me formim shumë disiplinor dhe mbi 20 vite përvojë në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe drejtim akademik, si dhe konsulente biznesi. Mbart dy diploma universitare dhe ka ndërtuar veprimtarinë e saj akademike në ndërthurjen e shkencave ekonomike, shkencave të marketingut dhe menaxhimit.
POZICIONI Ka mbajtur dhe mban role të rëndësishme drejtuese akademike, përfshirë: Drejtues Departamenti si dhe Kryetare e Bordit të Marketingut.
KONTRIBUTET Prof.Asoc.Dr.Aelita Mani ka përvoja të gjata pune si drejtuese, akademike, dhe konsulente në disa fusha biznesi: në marketing, menaxhim dhe sipërmarrje, mikrofinancë, mjedis, pronësi industriale. Angazhimi kërkimor është fokusuar në aplikime ndërdisiplinore të fushave ekonomike. Me kontribut të qëndrueshëm në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe botime në revista kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare. Autore i 24 punimeve dhe publikimeve shkencore.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Është aktive në rrjete akademike dhe profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në studime kombëtare dhe për biznesin. Më shumë se 15 vjet është anëtare e Institutit të Përfaqësuesve Profesional të Zyrës Europiane të Patentave me qendër Mynih, Gjermani. Ajo ka më shumë se 20 vjet përvojë në fushën e Marketingut dhe Hulumtimeve të Tregut Bankar dhe Mikrofinanciar, Marrëdhenieve me Publikun dhe Organizimin e Fushatave Promocionale; më shumë se 20 vjet përvojë në fushën e Mjedisit (Vlerësime, Auditime dhe Monitorime Mjedisore); më shumë se 20 vjet përvojë në fushën e Menaxhimit dhe Ndërtimit të Sistemeve të Cilësisë sipas Standarteve Ndërkombëtare të Cilësisë (TQM & ISO); më shumë se 20 vjet përvojë në fushën Pronësisë Industriale, dhe më shumë se 10 vjet përvojë në fushën e Vlerësimit të Pasurive të Paluajtëshme.