| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | Prof. Dr. / Profesor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Prof. Dr. Suzana Guxholli është Profesor dhe Doktor i Shkencave, me formim shumë disiplinor, me rreth 47 vite përvojë në mësimdhënie, kërkim shkencor, drejtim akademik, menaxhim projektesh, zhvillim ekonomik dhe politikëbërje publike. Formimi i saj është thellësisht ndërdisiplinor, duke përfshirë ekonominë, financën dhe kontabilitetin, menaxhimin strategjik, financat publike dhe qeverisjen ekonomike. Përveç edukimit dhe titujve maksimalë në fushën e ekonomisë, ka formim në nivel diplomën e programit bachelor dhe master në inxhinieri mekanike. Ka zhvilluar gjithashtu kërkime shkencore pas universitare, në universitete të njohura ndërkombëtare, përfshirë Universitetin e Strathclyde (MB) dhe Southern Illinois University (SHBA), si studiuese Fulbright. |
| POZICIONI | Aktualisht mban funksionin e rektores së universitetit “Barleti” dhe kryetares së Senatit Akademik. Gjatë karrierës së saj ka ushtruar një sërë rolesh të larta drejtuese akademike dhe institucionale, si zv. dekane, drejtore e institutit të menaxhimit dhe administrimit publik (IMPA), zëvendës-rektore për kërkim dhe inovacion, përgjegjëse departamenti, si dhe drejtuese e instituteve dhe strukturave të arsimit të lartë brenda dhe jashtë vendit. Ka qenë drejtuese dhe antare e shumë bordeve drejtuese në fushën e ekonomisë dhe arsimit. Paralelisht, ka shërbyer për një periudhë të gjatë si këshilltare ekonomike pranë kryeministrit të Shqipërisë. |
| KONTRIBUTET | Veprimtaria e saj kërkimore dhe akademike fokusohet në kontabilitetin financiar dhe të drejtimit, auditimin, qeverisjen korporative, politikat ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Është autore dhe bashkëautore e një numri të madh monografish, artikujsh shkencorë dhe punimesh konferenciale kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe e teksteve universitare që janë përdorur gjerësisht në programet bachelor dhe master. Ka kontribuar aktivisht në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve akademike dhe kërkimore si dhe në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Ka kontribut të gjërë e të vazhduar në përpilimin dhe zhvillimin e politikave, strategjive ekonomike të biznesit. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Prof. Dr. Suzana Guxholli është e angazhuar gjerësisht në rrjete akademike, profesionale dhe këshillimore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka drejtuar dhe marrë pjesë në projekte të financuara nga Bashkimi Evropian, organizata ndërkombëtare dhe institucione qeveritare, me fokus në inovacionin universitar, punësimin e të rinjve, reformat në arsimin e lartë, sigurimin e cilësisë dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale. Ekspertiza e saj përfshin ndërthurjen e arsimit universitar me ekonominë, tregun e punës, zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, inovacionin dhe teknologjinë në ekonomi e edukim, etj. |