| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | Prof. Assoc. / Profesor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Profesor i Asociuar në Ekonomi, me një përvojë 25 vjeçare në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe drejtim akademik. Mbart diploma universitare në Ekonomi, Drejtësi dhe ka ndërtuar veprimtarinë e saj akademike në ndërthurjen e marketingut, menaxhimit, edukimit. |
| POZICIONI | Ka mbajtur dhe mban role të rëndësishme drejtuese akademike si Përgjegjës Departamenti, Dekan, drejtuese e strukturave të menaxhimit, të akreditimit dhe performancës akademike. Aktualisht Zëvendës-Rektor për Çështjet Akademike. |
| KONTRIBUTET | Angazhimi kërkimor është fokusuar në marketing, mikrofinancë, edukim me botime artikuj shkencor, pjesmarrje në konferenca kombëtare e ndërkombëtare si dhe autore e bashkautore e disa teksteve mësimore. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Fushat e interesit janë të lidhura me marketingun, menaxhimin, me planifikimin dhe zhvillimin e Institucioneve të arsimit para universitar, veçanërisht atyre profesional si dhe veprimtari të lidhura me zhvillimin e arsimit të lartë. |