| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | Prof. Assoc. Dr. / Profesor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Profesor i Asociuar, Doktor i Shkencave me përgatitje akademike që ndërthur disa disiplina dhe mbi 15 vite përvojë në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe drejtim akademik. Mbart katër diploma universitare dhe ka ndërtuar veprimtarinë e tij akademike në ndërthurjen e punimeve shkencore në fushën e tregjeve financiare, sistemit bankar, auditimit, motivimit të kapitalit human dhe financave publike. |
| POZICIONI | Ka mbajtur dhe mban role të rëndësishme drejtuese akademike, përfshirë: Zëvendës Rektor, Drejtor i Shkollës së Doktoratës, Përgjegjës i Departamentit të Financës dhe Ekonomisë, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Qeverisjes dhe Drejtësisë; Drejtor Ekzekutiv i Adriapol, Administrator. |
| KONTRIBUTET | Kontributi kërkimor dhe akademik është fokusuar në punime në fushën e tregut financiar, inovacionit, burimeve njerëzore dhe motivimit. Autor i 17 publikimeve shkencore, 1 monografie dhe 1 libër studimor si dhe udhëheqës i 1 doktorature. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Përfshihet në rrjete akademike dhe profesionale, brenda dhe jashtë vendit, duke dhënë kontribut në fushën e politikave të kërkimit shkencor. |