• 21 Tetor 2025

Trajnim dhe testim me IEKA nga Dr. Edvin Stefani për kandidatët ekspertë kontabël

Më shumë
Trajnim dhe testim me IEKA nga Dr. Edvin Stefani për kandidatët ekspertë kontabël
Më 4 Korrik 2025, studentët e programit Master i Shkencave në Finance-Kontabilitet mbyllën me sukses mbrojtjen e diplomës.
  • 04 Korrik 2025

Më 4 Korrik 2025, studentët e programit Master i Shkencave në Finance-Kontabilitet mbyllën me sukses mbrojtjen e diplomës.

Më shumë
  • 13 Maj 2025

Open Day në Universitetin Barleti – Një Eksperiencë e Paharrueshme për Të Rinjtë

Më shumë
Open Day në Universitetin Barleti – Një Eksperiencë e Paharrueshme për Të Rinjtë
Lista e fituesve për programin
  • 22 Prill 2025

Lista e fituesve për programin "Doktoratë" në shkencat ekonomike dhe juridike për vitin akademik 2024-2025

Më shumë

Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës

Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës mbulon profilet e rëndësishme të fushës së ekonomisë si:menaxhimin, marketingun, financën dhe kontabilitetin duke ndërthurur në mënyrë harmonike dije dhe aftësi praktike që studentët të orientohen sa më mirë në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar të punës. Ky departament synon të përgatisë specialistë të cilët janë të aftë të punojnë në sektorin publik dhe atë privat: në biznese, zyra kontabiliteti, banka, institucione financiare, etj.

Studentët tanë mund të punësohen në sektorin publik dhe atë privat si brenda ashtu dhe jashtë vendit në pozicionet:

  • Marketer ose specialist i marrëdhënieve me publikun në biznese private;
  • Menaxherë biznesi;
  • Menaxherë ose administratorë në ndërmarrjet publike;
  • Specialist marketing:
  • Menaxherë të burimeve njerëzore;
  • Menaxherë projekti;
  • Kontabilist;
  • Financier.

Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës është i angazhuar për të zhvilluar një sistem të nxëni funksional dhe të efektshëm për studentët e programeve të fushës së financës, menaxhimit dhe marketingut, si dhe ofrimin e një larmie të trajnimeve dhe të kualifikimeve të vazhduara në fushën e kontabilitetit.

Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës është i angazhuar për të zhvilluar një sistem të nxëni funksional dhe të efektshëm për studentët e programeve të fushës së financës, menaxhimit dhe marketingut, si dhe ofrimin e një larmie të trajnimeve dhe të kualifikimeve të vazhduara në fushën e kontabilitetit.

Në Departament kemi një ndërthurje të disa fushave të ekonomisë si: financa, kontabiliteti, menaxhimi, marketingu, etj. Në qendër të veprimtarisë sonë është studenti, i cili kërkon të specializohet praktikisht dhe teorikisht në këto fusha, jo vetëm në programet master, por dhe në ciklin e tretë të Doktoraturës si dhe në kurse të veçanta praktike.

DREJTIMET KRYESORE TË AKTIVITETIT

Në fushën e biznesit, fusha e udhëheqjes dhe orientimit strategjik përfshin studimin dhe praktikën se si liderët i udhëheqin organizatat në vendosjen dhe arritjen e qëllimeve dhe objektivave të tyre afatgjata. Kjo fushë eksploron stile të ndryshme lidershipi, proçese vendimmarrëse dhe kulturë organizative për të optimizuar drejtimin strategjik të një organizate, për t'u përshtatur me mjediset në ndryshim dhe për të arritur sukses të qëndrueshëm.

Funksionet e Administrimit të Biznesit tradicionalisht kanë përfshirë katër funksione si: planifikimi, organizimi, drejtimi i burimeve dhe kontrolli, me qëllim realizimin në mënyrë efektive të objektivave organizative.

Programi siguron një sekuencë udhëzimesh të specializuara në teorinë e kontabilitetit, kërkesat e raportimit financiar, çështjet e matjes së kostos, kontrollin buxhetor, auditimin, detyrimet tatimore dhe doganore, si dhe sistemet e menaxhimit financiar që e ndihmojnë studentin të përgatitet për tregun e punës.

Në fushën e biznesit, fusha e biznesit dixhital, e njohur gjithashtu si e-biznesi ose biznesi elektronik, fokusohet në përdorimin e teknologjive dixhitale dhe të internetit për të kryer aspekte të ndryshme të operacioneve të biznesit, transaksioneve dhe ndërveprimeve.

Praktika e Marketingut shihet si një industri kreative, e cila përfshin reklamën, shpërndarjen dhe shitjen. Në fakt, paketa e shërbimeve të marketingut është shumë më e gjerë dhe e specializuar. Marketingu pararend nevojat dhe prirjet e ardhshme të konsumatorit, të cilat shpesh zbulohen përmes atij që quhet “market research”, kërkim tregu.

Menaxhim i Burimeve dhe Kapitalit Njerëzor ka në fokus mekanizmat e rekrutimit, përzgjedhjes, dizajnimit të sistemeve të kompensimit, zhvillimit të vazhdueshëm të punonjësve, menaxhimit të tyre dhe menaxhimit të karrierës së tyre, të cilat ndikojnë në krijimin e një fuqie punëtore të angazhuar dhe produktive.

Sipërmarrja ka në fokus krijimin e vlerës nëpërmjet zhvillimit dhe/ose zgjerimit të aktivitetit ekonomik, duke identifikuar dhe përdorur produkte, proçese apo tregje të reja, duke e parë këtë aktivitet si aktin për nisjen e startup-eve dhe korporatave të ndryshme.

Nxitja e të menduarit strategjik, i bazuar në studimet e konkurrencës dhe progresit social, ndërton perceptimin që konkurueshmëria brenda një ekonomie kombëtare dhe përtej mund të rritet më së shumti nga start-up dhe krijimi i kushteve të favorshme për lindjen e tyre.

Bachelor

Programet e ciklit të parë të studimeve Bachelor janë 3 vite akademike, me ngarkesë 180 kredite. Programet e integruara janë 300 ose 360 kredite dhe kohëzgjatja normale është 5 ose 6 vite akademike.

Master Shkencor

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave janë 2 vite akademike dhe me ngarkesë 120 kredite.

Master Profesional

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional janë me 1 ose 2 vite akademike dhe me ngarkesë 60 ose 120 kredite.

Diploma Profesionale

Programet me karakter profesional janë deri në 2 vite akademike, me ngarkesë deri në 120 kredite.

* : Programi i integruar 5-vjeçar "Master i Shkencave", **: Në procesin e Licencimit pranë Ministrisë



LINJAT PROGRAMORE-SEKTORET E NDËRLIDHUR

Programi i zhvillimit "Smart City" lidh disiplinat e Ekonomisë, Shkencave Kompjuterike dhe Arkitekturës në shfrytëzimin e strategjive të integruara dhe teknologjiise për të përmirësuar cilësinë e jetës. Përdorimi i informacionit & inovacionit për koordinimin e sistemeve urbane ndihmon në zgjidhje efikase për sfidat sociale, ekonomike dhe mjedisore.

Programi" Startupet në Industritë Kreative dhe Ekonominë Dixhitale" bazohet në faktin që këto ndërmarrje, përmes platformave dixhitale, sjellin produkte dhe shërbime unike në treg. Në peisazhin dinamik ekonomik kanë transformuar sektorët e argëtimit, dizajnit, etj, duke ndryshuar paradigmat tradicionale të biznesit por edhe sjelljen e konsumatorit.

Programi "Sipërmarrja dhe Marketingu për Turizmin e Qëndrueshëm", në bashkëpunim me Departamentin e Turizmit, fokusohet në analizimin e zinxhirit të vlerës në turizëm. Programi studion aspektet ekonomike dhe zhvillimin e tregtive të qëndrueshme, vlerës së shtuar, përdorimit të burimeve vendase dhe realizon kërkime dhe projekte konkrete rreth tyre.

"Barleti Human Capital" është programi që ndërlidh studimin e tregut të punës me edukimin dhe trajnimin drejt nevojave të tregut. Programi mat rritjen e produktivitetit të sektorëve ekonomik nisur nga ndërveprimi i ofertës dhe kerkesës për punë për një ekonomi moderne dhe të orientuar drejt së ardhmes, të aftë për konkurrencën në tregun europian.