| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | PhD / Lektor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Doktor i Shkencave në Teoria e Shtetit dhe Institucionet Politike të Krahasuara, Universiteti “Sapienza” i Romës, Itali. Ajo është lektore me formim akademik në shkencat politike, integrimin evropian dhe analizën e politikave publike. Ajo zotëron katër diploma universitare, përfshirë një diplomë Bachelor, Master i Shkencave, Master Profesional dhe Doktoraturë. Veprimtaria e saj akademike ndërthur mësimdhënien, kërkimin shkencor dhe angazhimin institucional në fushat e studimeve evropiane, qeverisjes dhe politikave publike. |
| POZICIONI | Ajo ushtron aktualisht funksionet e mëposhtme akademike dhe institucionale: Lektore dhe Koordinatore pranë Departamentit të Qeverisjes, Shkenca Politike dhe Komunikim, Universiteti Barleti; Koordinatore pranë Institutit Shqiptar për Çështjet Publike (AIPA). |
| KONTRIBUTET | Kontributi akademik dhe professional është i fokusuar në analizën dhe interpretimin e proceseve të demokratizimit dhe integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në rastin e Shqipërisë. Aktiviteti i saj kërkimor dhe akademik ndërthur qasjen teorike me analizën e politikave publike dhe të kuadrit institucional, duke kontribuar në një kuptim më të thelluar të politikave të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe ndikimit të tyre në transformimin demokratik dhe kushtetues të vendeve në tranzicion. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Ajo është aktive në veprimtari akademike dhe institucionale që lidhen me integrimin evropian, demokratizimin dhe përfshirjen qytetare, me fokus të veçantë tek të rinjtë. Interesat e saj zhvillimore përfshijnë forcimin e kapaciteteve për pjesëmarrje demokratike, informimin mbi proceset vendimmarrëse në Bashkimin Evropian dhe promovimin e analizës së politikave publike në kontekstin e Ballkanit Perëndimor. |