FAKULTETI I EKONOMISË, QEVERISJES DHE DREJTËSISË

PhD Cand. Merita Dinaj

PhD Cand. Merita Dinaj

GRADË DHE POZICION AKADEMIK PhD Cand. / Asistent Lektor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI Merita Dinaj është diplomuar në Histori dhe në Drejtësi si dhe Master i Shkencave në të Drejtën Tregtare Ndërkombëtare. Aktualisht është doktorante në të Drejtën Evropiane, me fokus kërkimor temën: “Sfidat dhe Perspektivat e Arsimit në Shqipëri në kuadër të Hapësirës Evropiane të Arsimit (European Education Area – EEA)”. Me mbi një dekadë përvojë profesionale në fushën e arsimit të lartë, ajo ka ushtruar disa funksione drejtuese dhe menaxheriale në institucione akademike në Shqipëri. Më parë ka mbajtur detyrën e Drejtores së Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë në Universitetin e New York-ut në Tiranë, ku ka kontribuar në zhvillimin dhe zbatimin e sistemeve institucionale të sigurimit të cilësisë, si dhe në promovimin e proceseve të përmirësimit të vazhdueshëm institucional. Gjithashtu ka punuar pranë Zyrës së Rektoratit, duke mbështetur proceset e menaxhimit institucional, planifikimit strategjik dhe koordinimit organizativ në nivel universiteti.
POZICIONI Aktualisht ushtron funksionin e Administratores së Deleguar në Universitetin Barleti, ku kontribuon në qeverisjen institucionale, zhvillimin strategjik dhe koordinimin e aktiviteteve akademike dhe administrative.
KONTRIBUTET Angazhimi i saj profesional dhe akademik është përqendruar në zhvillimin e cilësisë në arsimin e lartë, në përputhje me standardet evropiane të arsimit dhe kërkimit shkencor. Ajo ka kontribuar në: projekte dhe programe ndërkombëtare akademike; organizimin e konferencave dhe aktiviteteve shkencore; nisma institucionale për zhvillimin e cilësisë dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Fushat kryesore të interesit përfshijnë: politikat e arsimit të lartë; sigurimin e cilësisë në arsim; integrimin e sistemit arsimor shqiptar në European Education Area (EEA); menaxhimin dhe zhvillimin institucional në universitete.