FAKULTETI I EKONOMISË, QEVERISJES DHE DREJTËSISË

Prof. Asoc. Dr. Luan Hasneziri

Prof. Asoc. Dr. Luan Hasneziri

GRADË DHE POZICION AKADEMIK Prof. Asoc. Dr. / Profesor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI Prof. Asocc. Dr, Profesor universitar me formim shumë disiplinor dhe mbi 20 vite përvojë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor. Mbart katër diploma universitare dhe ka ndërtuar veprimtarinë e tij akademike në ndërthurjen e shkencave juridike, mësimdhënien dhe veprimtarinë e tij praktike si avokat.
POZICIONI Ka qenë gjyqtar për një periudhë prej mbi 20 vitesh, ndër të cilat 16 vite gjyqtar tek Gjykata e Krimeve të Rënda, aktualisht avokat pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë dhe pedagog i jashtëm në disa Universitete në periudha të ndryshme, përfshirë edhe Universitetin e Tiranës.
KONTRIBUTET Angazhimi kërkimor është fokusuar në aplikime ndërdisiplinore në fushën juridike, me kontribut të qëndrueshëm në botime shkencore dhe zhvillimin e kapaciteteve kërkimore institucionale. Autor i mbi 25 publikimeve shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe 7 teksteve mësimore.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Është aktiv në rrjete akademike dhe profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e politikave të kërkimit shkencor në fushën e drejtësisë. Hartues dhe pjesëmarrës në disa Projekte që kanë të bëjnë me fushën hartimin e legjislacionit në fushën e drejtësisë, përfshirë edhe ndryshimet në Kodet Penale dhe Proceduriale Penale,si dhe në ligjet organike të Reformës në Drejtësi.