FAKULTETI I EKONOMISË, QEVERISJES DHE DREJTËSISË

PhD Cand Krist Zicishti

PhD Cand Krist Zicishti

GRADË DHE POZICION AKADEMIK PhD Cand / Asistent Lektor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI Eksperte në fushën e Marketingut, Marrëdhënieve me Publikun dhe Menaxhimit, me mbi 14 vite përvojë profesionale në kompani dhe agjenci ndërkombëtare, institucione akademike dhe organizata. Ka ushtruar pozicionin e Zëvendës-Administratores dhe Drejtuese e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun dhe Marketingut në University of New York Tirana, me përgjegjësi në menaxhimin institucional, strategjik dhe organizativ. Paralelisht, ka përvojë profesionale në agjenci reklamuese ndërkombëtare, përfshirë angazhimin pranë Young & Rubicam (Top 4 në marketing dhe komunikim në nivel botëror), ku ka kontribuar në menaxhimin strategjik të brandeve ndërkombëtare dhe në zhvillimin e strategjive të komunikimit në tregje lokale dhe rajonale. Aktualisht është kandidate për gradën Doktor i Shkencave në Shkencat Ekonomike, me fokus kërkimor në ndërthurjen e marketingut strategjik, menaxhimit dhe komunikimit institucional.
POZICIONI Ka mbajtur dhe mban role drejtuese dhe menaxheriale në institucione të arsimit të lartë dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë: Drejtoreshë e Inovacionit dhe Start-Up, Zëvendës-Administratore universitare, si dhe Drejtuese e Zyrës së PR & Marketing, me përgjegjësi në menaxhimin institucional, strategjik, financiar dhe koordinimin e strukturave akademike dhe administrative.
KONTRIBUTET Angazhimi profesional dhe akademik është fokusuar në zhvillimin e modeleve të marketingut akademik, komunikimit strategjik dhe brandingut institucional, si dhe në transferimin e praktikave ndërkombëtare në arsimin e lartë shqiptar. Ka kontribuar në projekte dhe programe ndërkombëtare (Erasmus+, IPA, Interreg), organizim konferencash shkencore dhe nisma institucionale. Autore dhe bashkëpunëtore në aktivitete akademike dhe profesionale në fushën e marketingut, menaxhimit dhe komunikimit.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Është aktive në rrjete akademike, profesionale dhe institucionale kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e politikave të komunikimit, menaxhimit dhe inovacionit. Fushat e interesit zhvillimor përfshijnë marketingun dhe PR akademik, menaxhimin institucional dhe strategjik, lidershipin organizativ, menaxhimin e burimeve njerëzore, sjelljen konsumatore, menaxhimin e markës, si dhe aplikimin e teknologjive digjitale dhe Inteligjencës Artificiale në marketing dhe komunikim.