© Copyright 2020 - Universiteti Marin Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

FAKULTETI I EKONOMISË, QEVERISJES DHE DREJTËSISË

Departamenti i Drejtësisë

Departamenti i Drejtësisë: Departamenti i Drejtësisë realizon programe studimi në nivel Bachelor dhe Master dega Drejtësi. Ky Departament promovon dhe koordinon kërkime në fushat shkencore juridike duke qenë kështu pika e kontaktit në raport më aktivitetet kërkimore të realizuara nga fusha të përafërta. Në të njëjtën kohë Departamenti krijon marrëdhënie me Departamentet e tjerë të Fakultetit dhe me Institute ndëruniversitare siç është Instituti i Çështjeve Publike me qëllim organizimin dhe forcimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore. Me anë të praktikave të afruara dhe studimeve të thelluara në drejtësi, ky Departament përgatit juristë të aftë dhe që plotësojnë kërkesat e tregut për punësim.
Diploma Bachelor

Programet e ciklit të parë të studimeve Bachelor janë 3 vite akademike, me ngarkesë 180 kredite. Programet e integruara janë 300* ose 360* kredite dhe kohëzgjatja normale është 5 ose 6 vite akademike.

Diploma Master Shkencor

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave janë 2 vite akademike dhe me ngarkesë 120 kredite.

Diploma Master Profesional

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional janë me 1 ose 2 vite akademike dhe me ngarkesë 60 ose 120 kredite.



REGJISTROHU NË NEWSLETTER