FAKULTETI I EKONOMISË, QEVERISJES DHE DREJTËSISË

MSc. Lisana Subashi

MSc. Lisana Subashi

GRADË DHE POZICION AKADEMIK MSc. / Asistent Lektor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI E diplomuar në “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi”, Master Shkencor në “Marrëdhënie me Publikun”. Ka përvojë mbi 15 vjeçare në gazetari, marketing, mësimdhënie, dhe administrim të procesit akademik.
POZICIONI Aktualisht ushtron detyrat e Asistentes Lektore, përfshirë koordinimin e pranimit dhe regjistrimit të studentëve pranë Zyrës së Pranimit në programe të ciklit të dytë dhe promovimin e programeve të Universitetit.
KONTRIBUTET Përvojë profesionale në menaxhimin dhe krijimin e përmbajtjes digjitale (Content Manager & Content Writer), hartimin dhe redaktimin e materialeve të shkruara, si dhe përgatitjen e botimeve në fushën e gazetarisë. Eksperiencë në zhvillimin e përmbajtjeve informuese dhe editoriale, përshtatjen e materialeve për platforma të ndryshme komunikimi dhe publikimin e tyre, duke u fokusuar në saktësinë e informacionit, cilësinë e shkrimit dhe respektimin e standardeve profesionale.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Aktive në fushën e komunikimit dhe procesit të regjistrimit të studentëve, si dhe asistencën në mësimdhënien e lëndëve të komunikimit. Interesat zhvillimore përqendrohen në komunikimin institucional, marketingun dhe përmirësimin e praktikave të komunikimit dhe informimit në mjedisin akademik.