| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | PhD. / Lektor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Dr. Kejda Nuhu është pedagoge universitare e lëndëve me fokus në Inovacion, Menaxhim dhe Sipërmarrje. Ajo mban gradën Doktor i Shkencave në Menaxhim Inovacioni nga Universiteti Sapienza i Romës. |
| POZICIONI | Aktualisht mban pozicionin e lektores dhe Drejtor i Bridge Center, qenda e projekteve, në Universitetin Barleti, si dhe koordinatore dhe menaxhere projektesh në iniciativa evropiane të arsimit të lartë, sipërmarrjes dhe inovacionit. |
| KONTRIBUTET | Ka kontribuar gjerësisht në zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve evropiane (EIT HEI Initiative:TRIANGLE, Horizon, Erasmus+ CBHE, projekte IPA), duke udhëhequr konsorciume ndërkombëtare, aktivitete dhe procese të sigurimit të cilësisë në projekte të ndryshme. Angazhimi i saj kërkimor përfshin inovacionin, sipërmarrjen, ekonominë digjitale dhe zhvillimin e qëndrueshëm. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Është aktive në rrjete akademike dhe profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare, me interes të veçantë në: sipërmarrjen, inovacionin , crowdfunding, transformimin digjital, zhvillimin e kapaciteteve universitare dhe ndërlidhjen universitet–industri, si: EIT, HEInnovate, ENoLL, UIIN etj |