FAKULTETI I EKONOMISË, QEVERISJES DHE DREJTËSISË

PhD. Engjëllushe Zenelaj

PhD. Engjëllushe Zenelaj

GRADË DHE POZICION AKADEMIK PhD. / Lektor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI E diplomuar në gjoegrafi dhe në drejtësi, me mbi 14 vjet përvojë në arsimin e lartë, kërkimin shkencor dhe administratën publike, ndërthur ekspertizën akademike me njohuri praktike në qeverisje dhe politika publike për ngritje kapacitetetsh, zhvillim dhe qeverisje vendore dhe menaxhim projektesh.
POZICIONI Aktualisht është lektore dhe Koordinatore e Departamentit të Qeverisjes, Shkencave Politike dhe Komunikimit. Gjatë karrierës ka drejtuar qendra kërkimore, koordinuar veprimtari akademike, zhvilluar e zbatuar projekte dhe kontribuar në mësimdhënie e administratë publike. Përvoja e saj ndërthur drejtimin akademik me zbatimin praktik të politikave dhe nismave zhvillimore.
KONTRIBUTET Ka drejtuar projekte kërkimore me financime nga skema kombëtare dhe ndërkombëtare, kontribuar në disa punime akademike, redaktuar botime shkencore, drejtuar revista shkencore, organizuar seminare dhe konferenca si dhe paneliste e ftuar në forume ndërkombëtare për arsimin. Ka përvojë ekspertizash në organizata kombëtare dhe nërkombëtare.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Veprimtaria e saj aktive përqendrohet në koordinimin akademik, kërkimin shkencor, zhvillimin e kapaciteteve dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. Fushat e interesit përfshijnë qeverisjen dhe politikat publike, administratën dhe transparencën, zhvillimin vendor e të qëndrueshëm, arsimin e lartë, politikat e kërkimit shkencor dhe menaxhimin e projekteve.