FAKULTETI I EKONOMISË, QEVERISJES DHE DREJTËSISË

Departamenti i Qeverisjes, Shkenca Politike dhe Komunikim


Departamenti i Qeverisjes, Shkencave Politike dhe Komunikimit zhvillon veprimtari kërkimore-shkencore bazë dhe të zbatuar, studime, projekte zhvillimi dhe veprimtari të tjera krijuese dhe inovative, në përputhje me Rregulloren dhe Strategjinë e Zhvillimit Institucional të UniBa.

Departamenti i Qeverisjes, Shkencave Politike dhe Komunikimit, mbështet integrimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore me atë të mësimdhënies në bashkëpunim me njësitë e tjera institucionale përkatëse.

Veprimtaria kërkimore-shkencore që kryhet në Departament, synon të mbështesë zhvillimin e institucionit dhe vendit, rritjen e cilësisë së arsimit si edhe të mundësojë që personeli akademik dhe studentët të fitojnë aftësi për kërkime të pavarura, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm profesional dhe të karrierës akademike.

Dokument/at dhe Link:

- Pjesëmarrje në Konferencën Jeann Monnet

- Kërkimi Shkencor dhe roli i tij në procesin e transferimit të dijeve dhe zhvillimet. Qendrat Kërkimore si kultivuese të tij


Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës


Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës kryen një gamë të gjerë të aktiviteteve mësimore dhe kërkimore në fushat e përgjithshme të ekonomisë. Veprimtaria kërkimore-shkencore është një nga misionet kryesore të Departamentit i cili synon të mbështesë të gjitha zhvillimet në fushën e ekonomisë, duke vlerësuar si thelbësore një ekonomi të orientuar nga dijet. Për këtë qëllim, veprimtaria akademike dhe shkencore e Departamentit, fokusohet në një sërë disiplinash akademike në fushën e financës, kontabilitetit, ekonomiksit, menaxhimit e marketingut për të kuptuar fenomenet, risitë dhe problematikat e shumta në këto fusha. Në linja të përgjithshme, Departamenti fokuson kërkimin shkencor në fushën e metodologjisë dhe metodave të kërkimit, tregjeve financiare, raportimit financiar, auditimit, kontabilitetit, financave publike, politikave fiskale, investimeve, administrimin publik, menaxhimin e biznese etj. Përbërja heterogjene e departamentit nxit kërkimin shkencor multidisiplinar dhe i bën rezultatet e tij të kërkuara nga nevojat e tregut.

Kërkimi i Aplikuar dhe Inovacioni në departament si pjesë dhe e Universitetit në tërësi, në bashkëpunim të ngushtë me Institutet e Kërkimit të Aplikuar dhe Inovacionit, Qendrave dhe Laboratorëve, Programeve, Projekteve apo dhe Sipërmarrjeve reale të ndërlidhura me biznesin, qeverisjen, shoqërinë civile dhe qytetarin, synon ndërtimin dhe të qenit pjesë e një Ekosistemi kombetar e rajonal, të integruar me botën reale të Financës, Bankës, Menaxhimit, Marketingut etj. Ky kërkim mishërohet në nisma dhe elemente konkretë të një ekosistemi inovator si inkubatore, startup-e, co-working spaces, forumeve, inkubatoreve,etj., produkte dhe shërbimeve të reja të gjeneruara nga shumë aktorë si akademikë e studentë jo vetëm të universitetit, biznese dhe shoqëri civile.

Dokument/at dhe Link:

- The microcredit impact on saving deposits.A case of Albania

- The effect of interest rate n householde consumption,case of Albania

- Cost method effectiveness analyses case study – fixed telecommunication in Albania

- Përmirësimi i Vazhdueshëm i Raportimit Financiar përmes Monitorimit të Zbatueshmërisë së Standardeve Kontabël

REGJISTROHU NË NEWSLETTER