© Copyright 2020 - Universiteti Marin Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

FAKULTETI I EKONOMISË, QEVERISJES DHE DREJTËSISË

Departamenti i Qeverisjes, Shkenca Politike dhe Komunikim

Departamenti i Qeverisjes, Shkenca Politike dhe Komunikim nëpërmjet programeve të studimit synon përgatitjen e profesionistëve të rinj me njohuri teorike dhe praktike dhe aftësi aplikative në fushën e qeverisjes, politikës, komunikimit, vendimmarrjes duke zhvilluar ndër të tjera mendimin analitik dhe kritik ndaj tyre.

Shoqëria shqiptare ka nevojë më shumë se kurrë për të rinj të mirë-edukuar dhe profesionalisht të formuar për të sjellë ndryshime rrënjësore në qeverisjen dhe zhvillimin e vendit.

Politika, në të gjithë format e saj, ka qenë dhe mbetet kryefjalë e vazhdueshme e artikulimit dhe funksionimit të shoqërisë, e cila e ka përdorur politikën si instrument për të administruar pushtetin dhe për të mundësuar pjesëmarrjen.
Diploma Bachelor

Programet e ciklit të parë të studimeve Bachelor janë 3 vite akademike, me ngarkesë 180 kredite. Programet e integruara janë 300* ose 360* kredite dhe kohëzgjatja normale është 5 ose 6 vite akademike.

Diploma Master Shkencor

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave janë 2 vite akademike dhe me ngarkesë 120 kredite.

Diploma Master Profesional

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional janë me 1 ose 2 vite akademike dhe me ngarkesë 60 ose 120 kredite.



REGJISTROHU NË NEWSLETTER