• 28 Mars 2024

Barletasit vizitë studimore në Muzeun e Bankës se Shqipërisë

Më shumë
Barletasit vizitë studimore në Muzeun e Bankës se Shqipërisë
Debati Karl Popper
  • 18 Janar 2024

Debati Karl Popper

Më shumë
  • 12 Dhjetor 2023

Debati Karl Popper në Universitetin Barleti

Më shumë
Debati Karl Popper në Universitetin Barleti
Sipërmarrësi global ndan përvojën e tij me studentët e UniBA
  • 14 Dhjetor 2023

Sipërmarrësi global ndan përvojën e tij me studentët e UniBA

Më shumë
  • 30 Nëntor 2023

UniBA leksion të hapur me ekspertin amerikan Dan Biles

Më shumë
UniBA leksion të hapur me ekspertin amerikan Dan Biles
UniBA marrëveshje me SFC Albania për punësimin e studentëve
  • 01 Dhjetor 2023

UniBA marrëveshje me SFC Albania për punësimin e studentëve

Më shumë

Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës

Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës mbulon profilet e rëndësishme të fushës së ekonomisë si:menaxhimin, marketingun, financën dhe kontabilitetin duke ndërthurur në mënyrë harmonike dije dhe aftësi praktike që studentët të orientohen sa më mirë në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar të punës. Ky departament synon të përgatisë specialistë të fushës së ekonomisë në profilet: Menaxhim, Marketing, Financë dhe Kontabilitet, të cilët janë të aftë të punojnë në sektorin publik dhe atë privat: në biznese, zyra kontabiliteti, banka, institucione financiare, etj.

Studentët tanë mund të punësohen në sektorin publik dhe atë privat si brenda ashtu dhe jashtë vendit në pozicionet:

  • Marketer ose specialist i marrëdhënieve me publikun në biznes;
  • Menaxhim i bizneseve;
  • Menaxhim dhe administrim i ndërmarrjeve publike;
  • Specialist i marketingut dhe i burimeve njerëzore;
  • Kontabilist; Financier.
  • Menaxhim projektesh

Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës është i angazhuar për të zhvilluar një sistem të nxëni funksional dhe të efektshëm për studentët e programeve të fushës së financës, menaxhimit dhe marketingut, si dhe ofrimin e një larmie të trajnimeve dhe të kualifikimeve të vazhduara në fushën e kontabilitetit.

Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës synon të përgatisë menaxherë, financierë dhe marketerë të aftë dhe të përgatitur, me kompetenca për tju përshtatur tregut të punës, të integrojë mësimdhënien me kërkimin shkencor duke e pasqyruar në plane mësimore dhe programe lëndore të përditësuara sipas eksperiencës së vendeve perëndimore.

Në Departament kemi një ndërthurje të disa fushave të ekonomisë si: financa, kontabiliteti, menaxhimi, marketingu, etj. Në qendër të veprimtarisë sonë do të jetë studenti, i cili kërkon të specializohet praktikisht dhe teorikisht në këto fusha, jo vetëm në programet master, por dhe në ciklin e tretë të Doktoraturës si dhe në kurse të vecanta praktike.

DREJTIMET KRYESORE TË AKTIVITETIT

Në fushën e biznesit, fusha e udhëheqjes dhe orientimit strategjik përfshin studimin dhe praktikën se si liderët i udhëheqin organizatat në vendosjen dhe arritjen e qëllimeve dhe objektivave të tyre afatgjata. Kjo fushë eksploron stile të ndryshme lidershipi, procese vendimmarrëse dhe kulturë organizative për të optimizuar drejtimin strategjik të një organizate, për t'u përshtatur me mjediset në ndryshim dhe për të arritur sukses të qëndrueshëm.

Funksionet e Administrimit të Biznesit tradicionalisht kanë përfshirë katë funksione si: Planifikimi, organizimi dhe drejtimi i burimeve, duke përfshirë njerëzit, për të arritur objektivat organizative në mënyrë efektive dhe kontrolli

Programi siguron një sekuencë udhëzimesh të specializuara në teorinë e kontabilitetit, kërkesat e raportimit financiar, çështjet e matjes së kostos, kontrollin buxhetor, auditimin, detyrimet tatimore dhe doganore, si dhe sistemet e menaxhimit financiar që e ndihmojnë studentin të përgatitet për tregun e punës.

Në fushën e biznesit, fusha e biznesit dixhital, e njohur gjithashtu si e-biznesi ose biznesi elektronik, fokusohet në përdorimin e teknologjive dixhitale dhe të internetit për të kryer aspekte të ndryshme të operacioneve të biznesit, transaksioneve dhe ndërveprimeve.

Praktika e Marketingut shihet si një industri kreative, e cila përfshin reklamën, shpërndarjen dhe shitjen. Në fakt paketa e shërbimeve të marketingut është shumë më e gjerë dhe e specializuar. Marketingu pararend nevojat dhe prirjet e ardhshme të konsumatorit, të cilat shpesh zbulohen përmes atij që quhet “market research”, kërkim tregu.

Mekanizmat e rekrutimit, përzgjedhjes, dizajnimit të sistemeve të kompensimit, zhvillimi i vazhdueshëm i punonjësve, menaxhimi i tyre dhe menaxhimi karrierës së tyre që ndikojnë në krijimin e një fuqie punëtore të angazhuar dhe produktive.

Krijimi i vlerës nëpërmjet zhvillimit dhe/ose zgjerimit të aktivitetit ekonomik, duke identifikuar dhe përdorur produkte, procese apo tregje të reja dhe duke e parë sipërmarrjen si aktin për nisjen e startup-eve dhe korporatave të ndryshme.

Krijimi i të menduarit strategjik, i bazuar në studimet e konkurrencës dhe progresit social, ndërton perceptimin që konkurueshmëria brenda një ekonomie kombëtare dhe përtej mund të rritet më së shumti nga start-up dhe krijimi i kushteve të favorshme për lindjen e tyre.

Bachelor

Programet e ciklit të parë të studimeve Bachelor janë 3 vite akademike, me ngarkesë 180 kredite. Programet e integruara janë 300 ose 360 kredite dhe kohëzgjatja normale është 5 ose 6 vite akademike.

Master Shkencor

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave janë 2 vite akademike dhe me ngarkesë 120 kredite.

Master Profesional

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional janë me 1 ose 2 vite akademike dhe me ngarkesë 60 ose 120 kredite.

Diploma Profesionale

Programet me karakter profesional janë deri në 2 vite akademike, me ngarkesë deri në 120 kredite.

* : Programi i integruar 5-vjeçar "Master i Shkencave", **: Në procesin e Licencimit pranë Ministrisë



LINJAT PROGRAMORE-SEKTORET E NDËRLIDHUR

Programi i zhvillimit "Smart City" lidh disiplinat e Ekonomisë, Shkencave Kompjuterike dhe Arkitekturës në shfrytëzimin e strategjive të integruara dhe teknologjiise për të përmirësuar cilësinë e jetës. Përdorimi i informacionit & inovacionit për koordinimin e sistemeve urbane ndihmon në zgjidhje efikase për sfidat sociale, ekonomike dhe mjedisore.

Programi" Startupet në Industritë Kreative dhe Ekonominë Dixhitale" bazohet në faktin që këto ndërmarrje, përmes platformave dixhitale, sjellin produkte dhe shërbime unike në treg. Në peisazhin dinamik ekonomik kanë transformuar sektorët e argëtimit, dizajnit, etj, duke ndryshuar paradigmat tradicionale të biznesit por edhe sjelljen e konsumatorit.

Programi "Sipërmarrja dhe Marketingu për Turizmin e Qëndrueshëm", në bashkëpunim me Departamentin e Turizmit, fokusohet në analizimin e zinxhirit të vlerës në turizëm. Programi studion aspektet ekonomike dhe zhvillimin e tregtive të qëndrueshme, vlerës së shtuar, përdorimit të burimeve vendase dhe realizon kërkime dhe projekte konkrete rreth tyre.

"Barleti Human Capital" është programi që ndërlidh studimin e tregut të punës me edukimin dhe trajnimin drejt nevojave të tregut. Programi mat rritjen e produktivitetit të sektorëve ekonomik nisur nga ndërveprimi i ofertës dhe kerkesës për punë për një ekonomi moderne dhe të orientuar drejt së ardhmes, të aftë për konkurrencën në tregun europian.

REGJISTROHU NË NEWSLETTER